Google ADS

Të hënën mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

16:11 | 23 Shtator 2022
E.H

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet të hënën.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media, shkruan arbresh.info.

Mbledhja pritet të filloj nga ora 11:00

Rendi i ditës:

I. Caktimi i rendit të ditës për Seancë plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”,

4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut,

5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

II. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme