Gjykata Themelore në Prizren pritet që të hënën të shpall aktgjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte në fshatin Krushë të Vogël.
Sipas njoftimi të kësaj gjykate, shpallja e aktgjykimit ndaj të akuzuarit Darko Tasiq pritet të bëhet në orët e pasdites në njërën nga sallat e gjykatës.
“Në Gjykatën Themelore të Prizrenit me datën 17.06.2020 në sallën nr.1 të gjykimeve është mbajtur seanca e fundit në gjykimin e Darko Tasiq i akuzuar për krime lufte në Krushë të Vogël të Prizrenit. Shpallja e aktgjykimit do të bëhet me datë 22.06.2020 në ora 13:30 minuta në njërën prej sallave të gjykimit”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës i akuzuari Darko Tasiq, akuzohet se gjatë muajit mars 1999, ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile të fshatit Krushë e Vogël, të Komunës së Prizrenit.
Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.
Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël.
Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv/arbresh.info
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...