Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati sot në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga e hëna do të fillojë faza e dytë e reformës në arsim në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë dhe në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin.
Kastrati ka thënë se nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) mësimin do të vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë poashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë. Përderisa sipas tij shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit, transmeton arbresh.info
“Sot po vazhdojmë me fazën e dytë të reformës, ku do të përfshihen këto shkolla, “Rexhep Mala” në Topanicë “Abdullah Krashnica” në Koretin. Poashtu kemi bërë marrëveshje me Komunën e Gjilanit që shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”. Ashtu siç kemi bërë edhe në fazën e parë ku është vendosur që për secilën klasë të jenë nga 20 nxënës, edhe në këtë fazë do të jetë kështu. Kjo fazë do të përfshijë këto shkolla pasi që është numër i vogël i nxënësve për klasë, ku gjithësej për dy ciklet (klasa zero deri në klasën e nëntë) shkolla në Topanicë i ka 143 nxënës, ndërsa ajo në Koretin (klasa zero deri në klasën e nëntë ) i ka 308 nxënës. Kurse shkolla në Petrovc i ka 104 nxënës”, ka thënë Kryetari Kastrati.
Ndër të tjera Kastrati u ka bërë thirrje prindërve që t’i bashkohen kësaj reforme pasi që sipas tij kjo është në të mirë të nxënësve.
Rikujtojmë që ndarja e cikleve shkollore është e përcaktuar me ligj.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...