Të hënën do të vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

20:53 | 3 Tetor 2021
KRG

Gjykata speciale do të vazhdojë gjykimin ndaj Salih Mustafës nesër nga ora 09:30.

Sali Mustafa, apo ndryshe siç është njohur në luftë, “Komandat Cali” është arrestuari i parë nga Specialja, andaj  gjykimi i tij është edhe gjykimi i parë i Dhomave të Specializuara.

Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar.

Mustafa është i dyshuar për krime lufte dhe kundër njerëzimit dhe është dërguar në objektin e paraburgimit në Hagë.

Seanca e parë ndaj Mustafës është mbajtur më 28 shtator të vitit 2020 ku gjykatës ishte Nikola Giju

Më 28 tetor 2020, Mustafa është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Ndërsa vazhdimi i gjykimit të tij ka vazhduar deri më tani, kurse nesër do të fillojë   në mëngjes nga orta 09:30. /arbresh.info/

Të ngjashme