Emrat e më shumë se 1500 ish-nxënësve dhe punëtorëve të helmuar në vitin 1990 nga Podujeva, të premten u tentua të dorëzohen në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.
Kjo për të kërkuar ndihmën juridike të kësaj Gjykate, për të mësuar se si të veprohet tutje në rrugën drejt padisë për Serbinë në Gjykatën e Strasburgut, raporton KTV.
Ai që provoi ta dorëzojë lëndën në Gjykatë, Nazmi Bajra, ish-punëtor i arsimit në atë kohë, i cili edhe vetë pësoi nga helmimi, doli i dëshpëruar.
Ai tha se lënda nuk iu pranua.
Bajra derisa rrëfeu përjetimet e ditës tragjike të helmimit të nxënësve shqiptarë në një shkollë të Podujevës, e që shumica prej tyre kanë mbetur me pasoja të shumta, tha se asnjë avokat deri tash nuk ka pranuar të merret me këtë lëndë.
Për këtë shkak, sipas tij, nuk po munden të vetëm ta përgatisin dokumentacionin në përputhje me procedurat ligjore për padi, e cila më pas do të dorëzohej në Gjykatën e Strasburgut.
Ky i helmuar po e kërkon edhe ndihëm e Qeverisë që e njëjta ta padisë Serbinë pasi ka të drejtë ose çështjen ta hedhë në tavolinën e bisedimeve finale me Serbinë.
Avokati Skënder Musa shpjegon se secili individ që pretendon se u helmua dhe ka fakte, mund të ngritë padi për shkelje drastike të të drejtave themelore të njeriut pranë Gjykatës së Strasburgut.
Sipas tij, Ministria e Drejtësisë me avokatët e saj mund ta përgatisë padinë për secilin individë të helmuar ose ekzekutivi i vendit të angazhojë avokat për ta bërë një gjë të tillë.
Musa shton se mundësi për padi ka edhe Avokati i Popullit dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, por assesi Gjykata Kushtetuese.
Podujeva nuk ishte e vetmja komunë që pësoi nga helmimi.
Një helmim masiv i nxënësve nëpër shkolla ku kryesisht mësonin shqiptarët, filloi në mars dhe vazhdoi gjatë gjithë muajve të pranverës së vitit 1990.
Numri i të prekurve nga helmimi toksik arriti në rreth 8000.
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...