Të ndërtuara në vitet e 80-ta, me një kapacitet deri në 300 metra katrorë, Prishtina ka pesë strehimore, tre në lagjen “Bregu i diellit”, një në Ulpianë dhe një tjetër në lagjen “Aktash”.
Këto janë dy nga pesë strehimoret nëntokësore të kryeqytetit, të cilat janë dizajnuar për strehimin e popullatës, në rast të fatkeqësive natyrore apo ndonjë rreziku tjetër.
Në brendësi të kësaj strehimoreje që është ndërtuar në lagjen e “Ulpianës”, përveç sistemit të ajrosjes nuk ofrohen kushte të tjera për shfrytëzim.
Në një intervistë për portalin Arbresh.info, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, tregon se në këto strehimore pritet të ketë investime dhe se për këtë janë duke bashkëpunuar me KFOR-in dhe Ministrin e Mbrojtjes për fazën e revitalizimit.
“Pritet që të ketë investime. Kostoja ende nuk është përcaktuar sepse jemi duke bërë fazën e bashkëpunimit së bashku me KFOR-in dhe me Ministrin e Mbrojtjes dhe fazën e revitalizimit. Disa prej tyre janë në një gjendje që me një investim të vogël të jenë funksionale dhe disa të tjera kërkojnë një investim më të madh dhe duhet t’i shikojmë edhe mjetet financiare që kush duhet të na ndihmojnë nga institucionet’, tregon ai.
Megjithatë, nuk është në ndonjë plan të afërt ndërtimi i një strehimoreje të re nëntokësore, kjo pasi, sipas Fushticës, për shkak të
“Në planin tonë afatgjatë nuk kemi planë të ndërtohet për arsye të kostos jashtëzakonisht të madhe dhe kjo përkon edhe me konceptet tona në bashkëpunim me Ministrin e Mbrojtjes që e kemi diskutuar revitalizimin e strehimoreve ekzistuese, mirëpo në planin tonë afatmesëm janë edhe parkingjet nëntokësore që priten të ndërtohen në kryeqytet në këtë vit dhe vitin e ardhshëm, që në rast nevoje do të mund të përdoren për strehimin e qytetarëve në një masë më të madhe. Këto strehimore që janë tani kanë një kapacitet më të vogël ku janë të ndërtuara në komplekset banesore”, thotë ai.
Aktualisht dy prej strehimoreve që gjenden në kryeqytet, janë në gjendje shumë të keqe dhe Fushtica thotë se financimi në to është i pamundur për shkak të mjeteve financiare.
“Në dy strehimoret që nuk janë të shfrytëzueshme duhet ta shikojmë koston, sepse është jashtëzakonisht shumë e madhe dhe për momentin nuk kemi mjete financiare që të bëhet edhe revitalizimi i atyre dy strehimoreve sepse janë në gjendje shumë të keqe”, tregon ai.
Ai tregon se për çfarë raste janë ndërtuar të shërbejnë këto strehimore.
“Këto shërbejnë për të gjitha llojet e fatkeqësive natyrore dhe nga dora e njeriut, por padashur që të ngre ndonjë gjë këto mund të përdoren edhe në rast lufte, por që nuk kemi plane të tilla, por që janë të destinuara për çdo lloj rreziku”, trego ai.
Fushtica thekson se këto strehimore janë të limituara me rreth 300 metra katrore.
“Kapaciteti i strehimoreve është i limituar, ku janë rreth 200 deri në 300 metra katror. Në tersi janë pesë bunker tre janë në lagjen bregu i diellit, një është në Ulpianë dhe një është në lagjen “Aktash’, e cila është në gjendje shumë të keqe dhe atëherë duhet një investim shumë serioz”, përfundon.
Ndër të tjera, ai pohon se pas luftës janë investuar në këto strehimore në mënyrë që të jenë që të jenë të gatshme për shfrytëzim./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Kurti mori pjesë në shënimin e 20-vjetorit të programit të e...
Vullneti shfrytëzon kartonin e gjelbër
Rusia ndal furnizimet me gaz për Austrinë
“Kosova, shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karb...
Rama: Pagat në turizëm, konkurruese më Greqinë
Hiqet nga përdorimi lënda djegëse e mazutit, vendosen panele...