Po afrohet 22 tetori, e partitë janë duke i intensifikuar përgatitjet për këtë datë, kur edhe do të mbahen zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e vendit.
Këto zgjedhje, po cilësohen si më të ashprat që nga paslufta, kjo për shkak të rezultateve të 11 qershorit, ku shumë bastione partiake u thyen, duke mos arritur që ta ruajnë elektoratin e tyre.
Prishtina pritet të jetë ndër komunat më të zjarrta sa i përket garës për ulësen kryesore në këtë komunë.
Për shkak se garës për kryeqytetin kanë vendosur t’i hyjnë kryetari aktual Shpend Ahmeti, që do të rivalizohet nga Lirak Celaj, PDK, Arban Abrashi LDK, Arbër Vllahiu, AAK, Selim Pacolli nga AKR.
E hiç garë më e lehtë nuk pritet të jenë edhe komunat e mëdha të vendit, si në Prizren, Gjakovë, Gjilan dhe Mitrovicë. Kjo pasi që shumë emra të mëdhenj të partive politike, kanë vendosur ta sfidojnë vetën për të qenë në krye të këtyre komunave, shkruan Tribuna.
E një gjë e pazakontë që nuk ka ndodhur asnjëherë që paslufta ndodhi në komunën e Skenderajt.
Për shkak që garës për kryetar të kësaj komune, ka vendosur t’i hyjë djali i heroit Hamëz Jashari, Bekimi.
E me vendimin e tij për të garuar në këtë komunë, është solidarizuar Partia Demokratike e Kosovës, e cila kishte qeverisur në këtë komunë që nga paslufta, ku kishte vendosur që të tërhiqet nga gara në këtë komunë. Njëjtë kishin vepruar edhe partitë tjera, përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës, që ka vendosur që garës t’i hyjë me
E kryetari aktual i Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili ka udhëhequr për dy mandate si kandidat i pavarur, prapë do të tentojë që të për të tretën herë të fitojë si i pavarur në këtë komunë.
Një veçanti tjetër për këto zgjedhje do të jenë kandidaturat e gjinisë femërore.
Ku deri më tani janë zyrtarizuar gjashtë gra që do të jenë kandidate për kryetare komunash.
Ndërsa, Lista Serbe do të garojë në 10 komuna të ndryshme kryesisht në pjesët veriore të vendit. Ani pse në ditën kur dorëzuan aplikimet e tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor, kryetari i kësaj Liste, Goran Rakiq deklaroi se po garojnë në ‘Kosovë dhe Metohi’, duke shtuar se të gjithë emrat e kandidatëve janë bërë me miratimit të ashtuquajturit shef të tij, Aleksandër Vuçiq.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...