Google ADS

Të gjithë kontenjerët e mbeturinave në Prishtinë do të duken njësoj

09:34 | 3 Maj 2018
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se në shumë pjesë të qytetit tashmë ka filluar rregullimi i hapësirave ku vendosen kontenjerët.

“Në shumë pjesë të qytetit kemi filluar t’i rregullojmë hapësirat ku vendosen kontejnerët e mbeturinave. Të gjitha do të duken njësoj. Në këtë formë evitojmë edhe lëvizjen e kontejnerëve në pika të ndryshme brenda rrugëve, që shpesh i kanë dhënë pamje të shëmtuar kryeqytetit”, thuhet në njoftim.

Komuna ka kërkuar nga qytetarët që të mos parkojnë makinat pranë këtyre hapësirave, për shkak se e pengojnë kompaninë për mbledhjen e mbeturinave, dhe gjobiten./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme