Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të rregullt ka marrë disa vendime.
Gjatë kësaj mbledhje, u ndryshua dhe plotësuar Programin Legjislativ për vitin 2023.
Me këto plotësim-ndryshime, tërhiqen nga Programi Legjislativ, Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr.04/L-010 për Bashkëpunim ndër komunal; Projektligji për Planifikim Hapësinor; Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 08/L- 067 për Inspektimet; Projektligji për Harmonizimin e Ligjeve të Veçanta me Ligjin Nr. 04/L- 202 për Sistemin e Lejeve dhe Licencave, kurse afati për Projektligjin për Banimin Social shtyhet deri më 31 dhjetor.
Po ashtu u miratuar Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Projekti për Forcimin e Qeverisjes Digjitale për Ofrimin e Shërbimeve”.
“Ky projekt synon digjitalizimin e shërbimeve nga administrata publike, pra ngritjen e cilësisë së shërbimeve publike për qytetarët. Po ashtu, do të ndikojë në uljen e kostove financiare e barrës administrative për qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit e transparencës për institucionet publike”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhje janë ndarë 290.000.00€ për subvencionimin e ndërtimit të shtëpive për komunitetet jo shumicë./Arbresh.info/
Të gjitha vendimet
Aprovuar në parim kërkesën për huamarrje të “Telekomit të Kosovës Sh. A.” në vlerë prej 15 milionë €. Mjetet e huadhënies sipas këtij vendimi përdoren vetëm për qëllimin e miratuar dhe nuk janë subjekt i asnjë kufizimi, pretendimi dhe detyrimi nga palët e treta. Fuqizimi i ndërmarrjeve publike dhe rikthimi i tyre drejt profitabilitetit përmes mirë menaxhimit dhe mundësimit të investimeve kapitale, mbetet prioritet i Qeverisë.
Ndarë mjetet buxhetore për Projektin “Sanimi i rrëshqitjes në rrugën nacionale N22.3, segmenti Mitrovicë-Jarinje” tek vendi i quajtur “Kërshi i Kajushës”, në shumë prej 300 mijë €.
Aprovuar kërkesën e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për Lirim Zero nga Tatimi Doganor për: mallrat (pjesët rezerve te makinerive që përdoren në proces të prodhimit) për të gjithë prodhuesit që importojnë vet ose përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSH-së ose janë subjekte të autorizuara për procedurën e përpunimit të brendshëm nga Dogana e Kosovës; mallrat (pjesë dhe aksesorë) për të gjithë prodhuesit që importojnë vet ose përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSFL-së dhe Dogana e Kosovës, të përcaktuara me shtojcën 1. të këtij vendimi; mallrat (kanaçe dhe mbyllëset) për të gjithë prodhuesit që importojnë vet ose përmes kontraktuesit, të cilët janë të autorizuar nga Administrata Tatimore e Kosovës për shtyrje të TVSH-së dhe Dogana e Kosovës, të përcaktuara me shtojcën 2. të këtij vendimi.
Themeluar tri Ndërmarrje Publike Lokale: Ndërmarrja publike “Dardana Sh. A. Kamenicë”, Ndërmarrja Publike Lokale “Eko-Llapi Sh. A. Podujevë”, Ndërmarrja Publike Lokale “Eko- Theranda Sh. A.” me 100% Aksione nga komunat, të cilat do të veprojnë në emër të aksionarit të vetëm dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet e ligjshme, duke përfshirë regjistrimin sipas Ligjit nr.02/L- 016 për Shoqëritë Tregtare.
Propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës aprovimin e Draft-statutit të Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë. Sipas këtij vendimi, Universitetit Publik “Hasan Prishtina” në Prishtinë, i jepet pëlqimi për Statutin e ri të Universitetit të Prishtinës. Statuti i ri reflekton ngritje substanciale të standardeve të funksionimit si institucion dhe avancim të standardeve akademike. Këto ndryshime vijnë pas rreth njëmbëdhjetë (11) vjetësh, kur për herë të fundit statuti është rishikuar, ndryshuar e plotësuar.
Miratuar Strategjinë për Qeverisje Elektronike 2023-2027 dhe Planin e Veprimit. Strategjia e Kosovës për Qeverisje Elektronike 2023-2027 është dokument strategjik, që fokusohet në fushat kryesore të digjitalizimit të sektorit publik, që ndihmojnë në arritjen e vizionit të përcaktuar në Agjendën Digjitale të Kosovës 2030 për transformimin e Kosovës në një vend të suksesshëm në fushën e digjitalizimit. Me këtë Strategji krijohen kushte për përshpejtimin e e-qeverisjes së Kosovës, duke shtuar funksionalitete të reja, adoptuar praktikat më të mira dhe përdorur teknologji moderne.
Miratuar Strategjinë Kombëtare për Siguri Kibernetike 2023-2027 dhe Planin e Veprimit. Me miratimin e Strategjisë synohet përmirësimi i sigurisë kibernetike dhe qëndrueshmërisë së infrastrukturës së shërbimeve kombëtare, si dhe krijimi i një mjedisi online të sigurtë për të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Miratuar Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022, i cili obligon të gjitha organizatat buxhetore për zbatimin e Planit të Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit Vjetor të Auditimit për vitin 2022.
Miratuar Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal. Programi Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal fokusohet në çështje ekonomike të nivelit lokal, por njëkohësisht adreson edhe ato që i takojnë nivelit qendror, të tilla që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokal.
Miratuar pesë nisma për amendamentin e marrëveshjeve financiare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian:
1. Amendamentin Nr.3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2015.
2. Amendamentin Nr.2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2016.
3. Amendamentin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020.
4. Amendamentin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2021.
5. Amendamentin Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2022.
Propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës emërimin e anëtarëve të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës (MD)
Aprovuar vendimin për shqyrtim të mëtejmë të shpronësimit të pronave për Projektin: Mbrojtja dhe Menaxhimi i Trashëgimisë Kulturore, Konservimi dhe Investimi në “Lokalitetin Arkeologjik Ulpiana”.
Në rrënojat e qytetit romak, lokaliteti i sotëm arkeologjik Ulpiana, para dy muajsh, arkeologët e Kosovës dhe të Francës kanë zbuluar një mbishkrim të perandorit Justinian (527-565), dëshmi e rrallë e lidhjes së tij me Dardaninë, vendin e tij të origjinës dhe dëshmi e bashkëpunimeve të suksesshme ndërkombëtare. Hap i radhës, shumë i rëndësishëm është sigurimi i qasjes për hulumtim dhe shfrytëzim të pronave ku gjendet ky lokalitet përmes shpronësimit.
Aprovuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Rrugës Prizren-Kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë), segmenti Strazhë-Kyçja me Autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren-Jug.
Aprovuar Listën e Ekspertëve të kategorizuar në shtojcën 14.4 të Ligjit Nr.08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik. Komisioni për vlerësimin e sistemeve shtetërore të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike ka përgatitur raportin për sistemet shtetërore të informacionit dhe komunikimit me rëndësi strategjike dhe ka propozuar listën e pozitave të ekspertëve të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimeve për sistemet shtetërore të informacionit dhe komunikimeve.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...