Google ADS

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës

19:35 | 24 Shtator 2021
L G

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen radhës, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën u miratuan tri vendime.

Sipas njoftimit, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, të cilat mund t’i gjeni të plota në dokumentin e bashkëngjitur.

“Po ashtu, Qeveria ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për subvencionim në formë mbështetjeje ndaj të gjithë të angazhuarve në Qendrat e Vaksinimit kundër COVID-19 nga data 11.09.2021 deri më 10.10.2021 me një shumë të caktuar, pavarësisht nga statusi i stafit shëndetësor i angazhuar në proces të vaksinimit. Për zbatimin e këtij vendimi janë ndarë 598,500.00 (pesëqind e nëntëdhjetë e tetëmijë e pesëqind) euro”, bënë të ditur zyra për media e qeverisë, shkruan arbresh.info.

Kabineti qeveritar ka aprovuar edhe kërkesën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve financiare në shumë prej 2,025,888.00€ në këtë ministri, në nën programin Administrata Qendrore nga kategoria e shpenzimeve kapitale konkretisht nga projekti:

“Programi komunal për zhvillim të infrastrukturës socio-ekonomike dhe bashkëpunim ndër-komunal”, në 24 projekte kapitale në përputhje me 24 marrëveshjet e mirëkuptimit për projekte kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Kryetarët e Komunave./arbresh.info/

Të gjitha vendimet:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme