Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e rregullt, të 89 me radhë, ka miratuar vendime, politika dhe dokumente të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.
Është aprovuar Strategjia për Avancimin e të Drejtave të Komuniteteve Rom dhe Ashkali në Republikën e Kosovës 2022-2026 dhe Plani i veprimit 2022-2024 që paraqet një vazhdimësi të politikave të Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie shumetnike dhe krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, e cila do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve. Në bazë të Kornizës së BE-së për Integrimin e Romëve, janë definuar pesë fusha të veprimit të cilat adresohen në Strategji: arsimi, punësimi dhe mirëqenia sociale, shëndetësia, banimi dhe diskriminimi. Këto fusha paraqesin prioritetet me të cilat duhet të ballafaqohet zbatimi i Strategjisë, dhe ato ndër veprojnë me njëra tjetrën. Për secilën nga pesë fushat e Strategjisë është definuar një objektiv strategjik. Secili objektiv strategjik është zbërthyer në objektiva specifike, ndërsa këto objektiva specifike më tutje në Planin e Veprimit janë zbërthyer në rezultate dhe në aktivitete.
Është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2022 sipas të cilit ndryshohet dhe plotësohet Programi Legjislativ si në vijim:
Shtohet në Programin Legjislativ për vitin 2022:
Projektligji për Mbrojtjen e Furnizimit me Produkte Themelore, afati i miratimit në Qeveri 10.08.2022;
Projektligji për Inspektoratin për Mbikëqyrjen e Tregut, afati i miratimit në Qeveri 05.12.2022;
Projektligji për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L -037 për Metrologji, afati i miratimit në Qeveri 05.12.2022;
Ndryshohet afati i miratimit në Qeveri, i këtyre projektligjeve:
Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L- 125 për Shëndetësi, afati i miratimit në Qeveri 26.12.2022;
Projektligji për Kinematografinë, afati i miratimit në Qeveri 15.12.2022;
Projektligji për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, afati i miratimit në Qeveri 15.12.2022.
Në mbledhjen e sotme Qeveria ka miratuar katër projektligje.
Projektligjin për Sanksionet e Shenjëstruara kundër Shkelësve të Huaj të të Drejtave të Njeriut i cili përcakton kriteret dhe procedurën për vendosjen dhe heqjen e sanksioneve të shenjëstruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut, kryesve të huaj të veprave të rënda të korrupsionit dhe ka për qëllim mbështetjen e demokracisë, sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes i cili harmonizon strukturën e Ministrisë së Mbrojtjes me Ligjin për organizimin e administratës shtetërore dhe të agjencive të pavarura.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës i cili ka për qëllim harmonizimin me ligjet bazike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës që do të rregullojë fushën e disiplinës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, obligimet dhe detyrimet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Miratimin nga qeveria e ka marrë edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive. Rregullorja plotëson shtojcën e pestë të Rregullores tek fushë veprimtaria e Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilës i shtohen përgjegjësitë e sigurimit, mbrojtjes dhe akomodimit për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, duke ofruar shërbime profesionale dhe mbështetëse përmes mekanizmave shtetërorë nga kjo Ministri.
Edhe Udhëzimi Administrativ për Komisionin e Ankesave për të Huajt është miratuar nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Ky Udhëzim përcakton përbërjen, detyrat, përgjegjësitë dhe procedurën e shqyrtimit të ankesave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Ankesave për të huajt.
Qeveri ka emëruar Bordin e drejtorëve të Ndërmarrjes Publike, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Gjakova Sh. A. Me këta anëtarë:
Urim Gashi, Kryesues;
Arianeta Nura, anëtare;
Vildane Maloku, anëtare;
Jeton Haxhijaha, anëtar.
Është miratuar vendimi për aprovimin e Programit për Diplomaci Qytetare të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i cili do të sigurojë përfshirjen aktive të mërgatës dhe diasporës në politikbërje dhe synon të forcojë lidhjen e Diasporës me Republikën e Kosovës, duke iu krijuar mundësi përfshirjeje të drejtpërdrejtë në institucionet e politikbërjes dhe vendimmarrjes në vendin e origjinës, me qëllim të transmetimit të njohurive dhe përvojave. Për zbatimin e këtij programi Qeveria ka ndarë mjetet buxhetore në vlerë prej nëntëdhjetë mijë euro.
Në mbledhjen e sotme është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve buxhetore për Masën 4.1 në zbatim të Vendimit të Qeverisë të datës 14 korrik 2021 lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike. Sipas vendimit do të vazhdojë pagesa shtesë prej 10% e pagës bazë, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit e shërbimit shëndetësorë të sektorit publik, në periudhën korrik-dhjetor 2022.
Në zbatim të masës 1.7 – Skema e Granteve për Zanatet, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete buxhetore për Ministrinë e Zhvillimit Rural për të mbështetur bizneset start-up dhe ato ekzistuese në kuadër të thirrjes “Programi për Zhvillim Rajonal të Balancuar”. Një milion e shtatëqind mijë euro janë ndarë sipas kërkesës së Ministrisë së Zhvillimit Rajonal për këtë qëllim.
Ka marrë miratimin në mbledhje edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr.14/24 të datës 11 gusht 2021 me të cilin është ndryshuar dhe plotësuar Vendimi i Qeverisë Nr. 17/38 i datës 30 tetor 2020, plotësimin e bordit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës me përfaqësuesin e Spitaleve të Përgjithshme sipas parimit të rotacionit, me qëllim të plotësimit të anëtarëve të këtij Bordi si në vijim:
Dr. Hanumshah Kingji nga Spitali i Përgjithshëm i Pejës zëvendësohet me Dr. Isuf Zekaj nga Spitali i Përgjithshëm i Vushtrrisë;
Z. Mentor Bislimi, Ministria e Shëndetësisë zëvendësohet me z.Mentor Sadiku nga Ministria e
Shëndetësisë;
Tri vendime përfundimtare për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme shoqërore me qëllim të realizimit të projekteve me interes publik janë miratuar në mbledhjen e sotme:
Shpronësimi i pronave të paluajtshme shoqërore “”Fabrika e Çimentos Sharr” të cilat preken nga ndërtimi i “Rrugës Shtetërore” në pikë kalimin kufitar në Han të Elezit.
Shpronësimin për interes publik të pronës së paluajtshme shoqërore N. Sh. “OPB Mirusha”, e cilat preket nga realizimi i Projektit për Ndërtimin e Objektit të Qendrës për Pajisje me Dokumente dhe Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Komunën e Malishevës, për nevoja të Ministrisë së Punëve të Brendshme/ Agjencia e Regjistrimit Civil.
Shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat gjenden brenda Lokacionit të Aeroportit të Gjakovës, për nevoja të realizimit të projekteve infrastrukturore të Ministrisë së Mbrojtjes, Zonat Kadastrale Bec, Trakaniq dhe Janosh të Komunës së Gjakovës.
Dhe një vendim preliminar për shpronësim dhe krijimin e të drejtës së servitutit për interes publik të pronave të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i Linjës 2×110 Kv “Kastrioti” në qytetin e Ferizajt, Zonat Kadastrale: Prelez i Jerlive, Kosinë, Muhoc, Lloshkobare, Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive, të Komunës së Ferizajt, në dobi të subjektit kërkues/Kompania KOSTT (Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut Sh. A).
Miratimin e kabinetit qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe Plani i Veprimit: Transpozimi dhe zbatimi i Rregullores së BE-së 2019/1020 për Mbikëqyrjen e Tregut dhe Përputhshmërinë e Produkteve dhe Rregullores së BE-së 2019/515 për Njohjen e Ndërsjellë të Mallrave për përgatitjen e Ligjit të ri për Mbikëqyrjen e Tregut të Produkteve. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në koordinim me Zyrën e Kryeministrit, ministritë kompetente dhe autoritetet e tjera rregullative, të cilat janë bartëse të emëruara të masave dhe aktiviteteve specifike të parapara në këtë plan, obligohen të raportojnë deri më 30 nëntor 2023 mbi masat dhe aktivitetet e zbatuara si dhe për masat dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e raportimit.
Kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar Raportin Vjetor për vitin 2022 për “Implementimin e Programit për Eliminimin e Barrierave në Tregti sipas Neneve 34 – 36 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (2021 – 2025).
Me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, është miratuar vendimi për ndarjen e mjeteve financiare në shumën prej 255 mijë euro për mbështetje të sigurimit të librave për nxënësit në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. /arbresh.info/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...