Google ADS

“Të gjitha partitë e mëdha politike kanë dërguar në KQZ kandidat të akuzuar për korrupsion dhe vepra penale”

22:08 | 16 Janar 2021
Arbresh.info

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ka vlerësuar listat e publikuara të subjekteve politike pas afatit të fundit për dërgimin e tyre në KQZ, së ti ngarkuara me persona që kanë vepra penale.

Përmes një postimi në facebook, Miftaraj ka thënë se të gjitha partitë e mëdha politike, pa përjashtim, kanë pasur në lista persona të akuzuar për korrupsion dhe vepra të tjera penale.

“Shume te akuzuar per vepra penale korruptive dhe vepra tjera penale ne listat e derguara nga partite politike. Te gjitha partite e medha politike pa dallim kane derguar ne KQZ kandidat te akuzuar per korrupsion dhe vepra tjera penale”, ka shkruar ai.

Njohësi i çështjeve juridike ka ironizuar edhe më tutje me situatën e personave për të cilët ai supozon se kanë të kaluar kriminale.

“Ne mengjes si i akuzuar ne gjykate, pasdite ne Kuvend tu miratu ligje. Shume shume keq! Degradim total”, përfundon ai.

Shume te akuzuar per vepra penale korruptive dhe vepra tjera penale ne listat e derguara nga partite politike.

Te…

Posted by Ehat Miftaraj on Saturday, January 16, 2021

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme