Në pikën kufitare të Rinas dhe në Morinë janë sekuestruar 30 mijë euro të padeklaruara.
Policia e Shqipërisë thekson se për këtë janë proceduar në gjendjen të lirë dy persona, të cilët do hetohen në gjendjen e lirë.
Njoftimi i policisë:
Në PKK Morinë dhe në Rinas, në hyrje të RSh-së, u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, përkatësisht, automjeti me drejtues shtetasin T. S. dhe shtetasin D. V. Në çantën e shtetasit T. S., u gjetën dhe u sekuestruan 19 600 euro, ndërsa në çantën e dorës të shtetasit D. V., u gjetën dhe u sekuestruan 11 250 euro, shuma këto të padeklaruara sipas përcaktimeve ligjore në fuqi. Në përfundim të veprimeve procedurale, u iniciua procedimi në gjendje të lirë për shtetasin çek T. S., 55 vjeç dhe për shtetasin D. V., 34 vjeç, banues në Tiranë/abcnews.al
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza