Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur për atë se a ekziston mundësia që grupi i të dorëhequrve të formoj një parti të re.
Patina ka thënë se ky grup nuk e përjashton mundësinë e formimit të një partie të re.
Sipas saj ajo personalisht por edhe grupi i të pakënaqurve nuk kanë vendosur ende se si do të veprojnë në lidhje me këtë çështje.
“Nuk e di çdo opsion është i hapur, nuk e përjashtojë si mundësi ne s’kemi vendosur ende, unë personalisht nuk kam vendosur por as grupi i të pa kënaqurve nuk kemi vendosur se çka do të bëjmë”, ka deklaruar Pantina.
Ndërsa e pyetur se a ka ndonjë zhvillim të ri sa i përket asaj se a do të mbahet edhe ndonjë mbledhje në Vetëvendosje, ajo tha se ka ndonjë lëvizje të re.“Nuk ka ndonjë zhvillim të ri që nga mbledhja e fundit e kemi mbajtur para ca javësh”, ka thënë ajo.
Ndërkohë, kujtojmë se ish-sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj në një intervistë të dhënë nuk ka përjashtuar mundësinë për formimin e një parti të re.Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje tashmë është ndarë në dy grupe që në opinion po njihet si, grupi i Molliqajt dhe grupi i Kurtit./Gazeta Blic/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...