Të enjten seancë plenare, pritet raportimi i Avdullah Hotit për marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë

17:06 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka bërë të ditur se seanca e radhës do të mbahet ditën e enjte.

Në këtë seancë do të raportojë kryeministri Hoti, lidhur me marrëveshjen në Washington.

Osmani ka thënë se në këtë seancë do të jenë dy interpelanca.

Interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sipas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit, znj. Arberije Nagavci, e nënshkruar edhe nga 7 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Mullhaxha-Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.

Ajo ka njoftuar se në këtë sesion do të ketë çdo javë nga një seancë.

Ajo ka thënë se dështimi për miratimin e disa projektligjeve është për fajin e koalicionit qeverisës, në mungesë të votave./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme