Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka thënë se të enjten do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për kontrata njëburimore.
Ajo tha se duke marr parasysh që ka dëshmi të shumta për korrupsion, themelimin e këtij Komisioni do ta votojë edhe mazhoranca.
“Jemi marra vesh që më kërkesa e PDK këtë të enjten të kemi një seancë për themelimin e Komisionit Hetimor për kontrata njëburimore. Konsideroj qe do të zbardh parregullsitë që PDK i ka identifikuar. Vetëm ne 7 institucione në dy vitet e fundit janë përdorur shumë kontrata njëburimore. Kontratat njëburimore kërkojnë trajtim të Komisionit Hetimor parlamentar dhe besoj që edhe mazhoranca do ta votojë pasi ka dëshmi”, ka thënë ajo pas përfundimit të Kryesisë së Kuvendit./eo
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League