Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari, Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, u vendos që të enjten më 14 prill, duke filluar nga ora 10, të vijohet me seancat e papërfunduara të datës: 22, 23, 24, dhe 25 shkurt.
Pas kësaj, seanca do të vazhdoj me pikat e papërfunduara të seancës së jashtëzakonshme të datës 15 dhe 16 mars.
Në këtë pjesë të seancës, është paraparë që të shqyrtohen edhe pikat e mbetura të seancës së 7 prillit.
Lidhur me seancën e re, ndërkaq, Kryesia vendosi që në të njëjtën ditë, Kuvendi të zhvilloj punimet sipas këtij rendi të ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në Mitrovicë, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor, Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-138 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-057 për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, si dhe Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj./arbresh.info/
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë