Të enjten reshje shiu dhe bore në Kosovë

18:17 | 5 Janar 2022
Përparim Bublaku

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat ditën e enjte parashihen të shoqërohen me riga të shiut, ndërsa në vise me lartësi mbidetare mbi 700 m parashihen fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme