Ish- kreu i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja të enjten do të ulet sërish në bankën e të akuzuarit.
Por kësaj here, Muja do të gjykohet nga Gjykata Themelore e Gjilanit, e cila ka caktuar datën 14 dhjetor për fillimin e procesit gjyqësor ndaj tij dhe pesë ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.
Muja, bashkë me pesë të tjerët, Minir Krasniqi, Kadri Ukimeri, Sadik Paçarizi, Avni Ademaj dhe Abdullah Tejeci do të përballesn sërish me akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Zyrtarë të Gjykatës Themelore në Gjilanë i kanë konfirmuar “Arbresh.info” se data 14 dhjetor është caktuar që të nis procesi gjyqësor ndaj ish-kreut të Prizrenit.
“Për dt. 14 dhjetor 2017 ora 10.00 është caktuar seancë gjyqësore në lëndën penale PKR.nr. 189/17, ndaj të akuzuarit Ramadan Muja etj., për shkak të veprës penale keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga neni 422, kryetar i trupit gjykues Agim Ademi”, ka thënë zëdhënësi i gjykatës, Sabit Shkodra.
Në gusht të këtij viti Gjykata e Apelit pati kthyer në rigjykim rastin ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe 5 ish-zyrtarëve të tjerë të kësaj komune.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në mars të vitit 2014 pati dënuar Ramadan Mujën me 2 vite burgim me kusht që i njëjti të mos kryej asnjë vepër penale për një periudhë 3 vjeçare, dhe me një dënim alternativ të ndalimit të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik për 30 muaj./ Arbresh.info/ Gita Lushi
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...