Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti sot mbledhjen e radhës, të kryesuar nga kryetari Glauk Konjufca.
Në këtë mbledhje, në të cilën ishin të pranishëm edhe kryetarët e grupeve parlamentare, u vendos që seanca e re plenare të mbahet të enjten, më 19 maj, duke filluar nga ora 10:00 me këtë rend të ditës: deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, miratimi i procesverbalit nga seanca plenare e mëparshme, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Turizmin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-133 për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq, pika për zgjedhjen e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit, është shtyrë për një nga seancat e radhës.
Pas përfundimit të punimeve të kësaj seance, të enjten, më 19 maj do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill, përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.
Në këtë mbledhje, kryetarët e grupeve parlamentare u pajtuan që në mbledhjen e radhës së Kryesisë t’i propozojnë emrat e anëtarëve për Komisionin Ad -hoc për reformën zgjedhore, të cilët më pas do të votohen në seancë.
Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Kuvendit shqyrtoi edhe çështje të tjera nga fushëveprimtaria e saj. /arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin