Të enjten mblidhet Kuvendi, opozita synon dy Komisione hetimore

12:46 | 2 Shkurt 2024
A Z

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten e ardhshme për seancë plenare.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka bërë të ditur se opozita do të tentojë të formojë dy komisione hetimore.

“Vendosem që seanca e radhës të mbahet ditën e enjte. Kemi propozuar themelimin e dy Komisioneve Hetimore, në njërin që të bëhet hetim në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme për degradimin që është bërë në të, për rastin e Gani Jakupit ku është paguar me një pagë që kalon çdo limit. Kemi informacione që ka angazhim edhe të tjerëve si në rastin e Jakupit. Çështje tjetër është edhe Komisioni Hetimor për humbjen e mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Tahiri./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme