Google ADS

Të enjten, Kuvendi debaton për mos liberalizimin e vizave

10:42 | 15 Korrik 2022
arbresh.info

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, konfirmoi se seanca e ardhshme do të mbahet ditën e enjte, me 21 korrik, ku do të diskutohet për mos liberalizimin e vizave.

“Do të mbahet debat në lidhje për mos liberalizmin e vizave dhe mocioni nga VV për adresimin e rezolutës e cila merret me masat për rritjen e çmimeve. Ka dakordim për mbështetje të mocionit për ratifikimin e marrëveshjes për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë”, deklaroi Kusari Lila pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme