Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë të enjten dhe të premten, dhe ndër pikat që do të jenë për shqyrtim janë Rregullorja e Kuvendit dhe debate për liberalizim të vizave.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pret që të enjtën të marrë mbështetjen e të gjithë deputetëve Projektligji për pagën minimale.
“Projektligji për pagë minimale është në afat të rregullt, dhe nuk ka paralajmërim nëse do të jetë në seancën e radhës. Në grupin punues ka patur pajtim dhe presim mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare”, deklaron Kusari-Lila
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, pret mbështetjen e deputetëve për ta miratuar në parim Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale.
Sipas saj, ky projektligj i ndihmon edhe vetë kompanitë farmaceutike.
“Që nga dhjetori PDK’ja ka patur iniciativë për të rregulluar çmimin e produkteve medicinale. Janë me vlerë dy mijë për qind më të shtrenjta. Qytetarët e Kosovës kanë paguar gjashtë milionë euro më shumë në vit se sa vendet e rajonit. Të ndihmohen qytetarët të mos paguajnë produktet e njejta me çmime të ndryshme”, shprehet Deliu.
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, uroi kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me rastin e ditëlindjes.
“Të premten, pikë e parë do të jetë debati për liberalizim. Kërkuam interpelancë për Ligjin e pagave dhe për Ligjin për zyrtarët publik. Shfrytëzoj rastin t’ja uroj ditëlindjen kryetarit Konjufca”, thotë Tahiri.
Këto komente u bënë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit./arbresh.info/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...