Zëvendëskryeministri, njëherësh ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka bërë me dije se tani janë krijuar kushtet për jetësimin e Projektligjit për Investime Strategjike.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se, ashtu siç parashihet në këtë ligj, do të hiqen të gjitha procedurat burokratike për investitorët e huaj.
Gashi ka treguar se në javën e ardhshme do të udhëtojë për në Kanada për të marrë pjesë në Konferencën e Minierave dhe të Mineraleve, në të cilën do t’i paraqesë së paku tri miniera të Kosovës dhe përmes të cilave pretendon të sjellë investitorë të huaj. Ai ka theksuar se Kosova nuk ka një imazh të mirë në arenën ndërkombëtare sa iu përket investimeve të huaja, megjithatë ministri Gashi ka thënë se janë duke bërë punë të mëdha për ta ndryshuar pozitivisht këtë imazh./Epoka e Re/
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...