Disa persona të dyshuar për kontrabandim me emigrantë kanë tentuar t’i godasin me veturë disa pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Leposaviq.
Policia është dashur t’i përdorë edhe armët e zjarrit pasiqë ngasësi nuk e respektoi urdhrin për ndalim.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajon e Mitrovicës, Veton Elshani i cili bëri të ditur se nuk ka zyrtarë policor të lënduar.
“Rasti ka ndodhur sot, janë dyshuar për kontrabandë me migrantë, zyrtarët policorë nuk janë lënduar. Personat të cilët kanë tentuar të godasin me veturë zyrtarët policorë janë në kërkim nga Policia e Kosovës, nuk janë arrestuar, ndërsa 10 emigrantë janë dërguar në stacionin e Policisë për hetime të mëtutjeshme”, tha Elshani./Arbresh.info/
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...