Gjykata e Apelit ka njoftuar se të dyshuarit e rastit “Bon Vivant”, Andi Pajaziti “italiani”, Hisni Geci dhe Gëzim Zakuti, mbeten në paraburgim.
Përmes një komunikate bëhet e ditur se Departamenti për Krime të Rënda, i ka refuzuar si të pabazuar ankesat e avokatëve të të dyshuarve.
“Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallës së parë drejtë ka arsyetuar se nga shkresat e lëndës respektivisht nga provat e mbledhura deri me tani ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen dhe po ashtu nga provat e mbledhura deri me tani janë plotësuar kushtet ligjore, që janë kushte qenësore për caktimin e masës së paraburgimit:, thuhet në njoftimin e gjykate.
Rreth mesnatës së 4 gushtit, të dyshuarit përfshirë edhe i ndjeri Kastriot Ramadani dhe Dukagjin Nikolla, i cili është në arrati, si dhe një person i cili është ende i paidentifikuar, ishin përfshirë në një zënkë në lokalin “Bon Vivant” në kryeqytet.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, një person vdiq dhe 17 të tjerë plagosën.
Ndërkaq, më 6 gusht Gjykata Themelore e Prishtinë ua ka caktuar një muaj paraburgim, të dyshuarve, Andi Pajaziti “italiani”, Hisni Geci dhe Gëzim Zakuti./Arbresh.info/
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...