Me 11 qershor, ditën kur do të votohet për zgjedhjet nacionale të drejtë vote kanë edhe të burgosurit në të gjitha Qendrat Korrektuese, Qendrat e Paraburgimit dhe nga Burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.
Sipas raportit të KQZ-së del që shifra e votuesve të kësaj kategorie të jetë 1 mijë e 172 votues gjithsej.
“Votimi më 11 qershor për të burgosurit do të jetë i mundur përmes ekipeve mobile që KQZ i dërgon në ditën e zgjedhjeve”, ka bërë të ditur KQZ.
Kurse ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka thënë se nuk është bërë asnjë kërkesë për ndryshim të procesit të votimit për këto zgjedhje dhe se tashmë janë caktuar njerëzit të cilët do të merren me gjithë këtë proces.
“Procesi do të jetë i rregullt dhe besoj se nuk do të ketë ndonjë dështim. Unë kam caktuar personin këtu në Drejtori Qendrore dhe kemi caktuar personat varet nga pozicionet që i kemi dhe merren me gjithë procesin e votimit në bashkëpunim me KQZ-në është arritur që të merren të gjitha masat e duhura që votimet të jenë në gjendje të rregullt”, ka shtuar Zogaj.
Zgjedhjet nacionale në vend kanë ardhur pas rrëzimit të Qeverisë nga një Mocion i iniciuar nga Nisma për Kosovën dhe i përkrahur nga opozita dhe Partia Demokratike e Kosovë
Kosova nikoqire e FIBA Kampionatit Evropian U16 për vajza
Sveçla: Përulemi para familjes emblematike të lirisë sonë, f...
Bekimi i flamurit kombëtar në Korçë, vijon tradita edhe pas ...
Festa e 28 Nëntorit, qytetarët në Tiranë shprehen të kënaqur...
UEFA publikon formacionin e javës së pestë në Ligën e Kampio...
Gjykata urdhëron rinumërimin e votave të zgjedhjeve në Ruman...