Të shtënat me armë gjatë ahengjeve e festave të ndryshme në vendin tonë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme.
Ka disa raste kur nga të shtënat festive, kanë pësuar edhe me jetë qytetarët, madje edhe ata që nuk ishin pjesë e organizimeve të tilla.
Sociologu, Bekim Selishta thotë se ka mënyra tjera për të treguar se ka dasmë ose ndonjë aheng tjetër familjar.
Sipas tij, përdorimi i armëve në ahengje të tilla, mundet të qojë deri në tragjedi të mëdha në familje.
“Ky fenomen që është i njohur më së shumti te pjesa e shqiptarëve, gjatë periudhës së mëhershme ka qenë diçka krejt normale, e pranueshme, pa gjuajtje të armëve, nuk ka qenë normale me u bë dasmë, ndërsa në periudhën moderne, në kohën e sotit, mendoj që është dukuri shumë e gabueshme. Me një vend ku bëhet dasmë, e kuptojnë të gjithë që ka mënyra tjera për me shpërnda që është tu u bo dasmë në atë shtëpi, nuk ka nevojë me gjuajt më armë, mirëpo ka forma tjera”, shprehet ai.
Selishta thekson se arma nuk mund ta bëjë festën më të madhe, por vetëm mund të shkaktojë ndonjë tragjedi.
“Arma nuk është që e nxitë festën me u bë festa ma e madhe, arma mundet me kriju tragjedi të mëdha në familje, kështu që kategorikisht jam kundër përdorimit të armëve në festa”, thotë sociologu Selishta.
Shala: MPB dhe Policia e Kosovës duhet të ndryshojnë strategjinë për të inkurajuar dorëzimin e armëve ilegale.
Ndërsa sa i përket kësaj çështje, eksperti i sigurisë Drizan Shala, pohon se përdorimi i armës në vende të papërshtatshme është një kërcënim për sigurinë publike.
Ai thotë se kjo dukuri, është një thirrje që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës, duhet të ndryshojnë strategjinë për të inkurajuar dorëzimin e armëve ilegale duke thjeshtuar procedurat për legalizimin e tyre.
“Përdorimi i armeve nga duart e qytetareve në vendet jo adekuate të cilat përbejnë rrezik permanent për sigurinë publike padyshim është një tregues i qartë që MPB dhe policia do të duhej të ndryshojnë strategjinë për të nxitur që të dorëzohen armët ilegale përmes thjeshtësimit të procedurave për legalizim të armeve”, shprehet ai.
Tutje, Shala thotë se Policia e Kosovës sipas planeve të saja operative ka të përcaktuar se në cilat pika ka frekuentim të shumta të qytetareve dhe kryejnë kontrolla statike ndaj mjeteve dhe qytetareve për të identifikuar personat që kanë arme ilegale.
“Policia e Kosovës sipas mandatit që ka është në kryer të aktiviteti të saj për të ofruar sigurinë për qytetaret e Kosovës e cila sipas planeve të saja operative ka të përcaktuar se ne cilat pika ka frekuentim të shumta të qytetareve dhe kryejnë kontrolla statike ndaj mjeteve dhe qytetareve për të indentifiku personat që kanë arme ilegale”, përfundoi ai.
Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka raportuar se gjatë muajit korrik janë konfiskuar 46 armë në ahengje.
Sipas raportit të MPB-së, vetëm gjatë korrikut janë regjistruar 53 raste të t ‘shtënave me armë, me policinë që ka hapur 55 dosje për këto incidente.
Përveç konfiskimit të 46 armëve dhe 472 municioneve, janë arrestuar 42 individë dhe është raportuar një rast i plagosjes.
“Gjatë muajit Korrik 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 53 raportime nga qytetarët, ka hapur 55 raste, ka konfiskuar 46 armë, ka konfiskuar 472 municione, ka arrestuar 42 persona dhe raporton se 1 person është plagosur. Bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Festo me zemër, jo me armë! Le të kujtohet festa, jo tragjedia”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Arbresh.info/ Rita Jakupi/
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve
Moti në Kosovë për këtë të diel
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...