Ashtu siç edhe ishte planifikuar zgjedhjet ë jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës do të mbahen këtë të diele.
Kështu ka bërë të ditur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shkruan arbresh.info.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj tha se janë pastruar shkollat si masa mbrojtëse kundër koronavirusit
“Shkollat në Podujevë janë infektuar më herët kështu që janë të gatshme për votim. Kërkojmë që të mos dalin të gjithë njëherë sepse e dimë që rreth drekës dalin më shumë, të mos shkaktojnë tollovi pasi votimi fillon nga ora 07:00”, ka thënë ai.
Ndërsa e para e KQZ-së, Valdete Daka ka thënë se janë në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë.
“Ne kemi marrë të gjitha masat dhe jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe pasi ende nuk është raportuar asnjë rast në Kosovë nuk besoj se do të ketë problem. Por inkurajojmë qytetarët të mos vinë në grupe të mëdha”, ka thënë ajo.
Daka ka kërkuar të mos ketë votime në grupe të mëdha.
“Ne do të kemi edhe dezinfektues, në shkolla edhe në korridore. Nuk është nuk numër më i madh i votueseve, të mos shkojnë në vendvotime në numër të madh dhe mos të qëndrojnë pa nevojë në shkolla. Përderisa nuk kemi raste të konfirmuara nuk ka nevojë për panik por për parandalim”, ka thënë ajo.
Ndryshe të mërkurën në Kosovë është marrë vendim për mbylljen e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore si masë mbrojtëse kundër virusit korona i cili ka prekur shumë shtete të botës duke përfshirë edhe ato të rajonit.
Në vend të gjitha rastet e dyshuara deri tani kanë dalë negative./arbresh.info/
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...