Presidenti, Hashim Thaçi, do t’i drejtohet sot qytetarëve, për herë të parë pas publikimit të një akti akuzues nga Dhomat e Specializuara, me direktiva të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, por që duhet kohë që të konfirmohet apo hedhet poshtë nga gykatësi i procedurës paraprake.
“Askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës”, ka qenë i vetmi reagim i Thaçit pas publikimit të akuzave edhe për liderin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan arbresh.info.
Adresimin, Thaçi e kishte paralajmëruar për të dielen, por u shtye për sot. Gjatë ditës presidenti Thaçi publikoi një fotografi me prindërit e tij në vendlindje.
“Të nderuar gazetarë, adresimi publik i paralajmëruar për sot i Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, shtyhet për nesër në orën 20:00”, thuhet në njoftimin e së dieles.
Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë.
Njëri ndër hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, Arsim Bajrami, e vlerëson si të papranueshëm dhe të kundërligjshëm veprimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, për të publikuar njoftimin për një aktakuzë të pa konfirmuar, ndaj liderëve politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Amandamenti 24 i Kushtetutës, në paragrafin 2 të tij, obligon Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar që të garantojnë të drejtat themelore që përmban Kapitulli II i Kushtetutës, përfshirë veçanërisht garantimin e të drejtës në prezumimin e pafajësisë, derisa nuk provohet e kundërta në pajtim me ligjin.
Sipas Bajramit, në rastin konkret, Zyra e Prokurorit të Specializuar, jo vetëm se ka cenuar këtë të drejtë kushtetuese, por edhe ka shkelur edhe rregullat e procedurës të miratuara nga vetë ky institucion, me faktin e publikimit të njoftimit për ekzistimin e një aktakuze, deri më tani fiktive, përderisa nuk është konfirmuar bazueshëria e saj nga Dhomat e Specializuara, në periudhën prej gjashtë muajsh nga dorëzimi i saj.
“Kredibiliteti i Dhomave të Specializuara, mund të riparohet vetëm kur të hedhin poshtë një akt akuzues si ky i fundit, i motivuar politikisht, e selektiv si dhe për shkak të shkeljes esenciale të rregullave procedurale nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar”, është shprehur Bajrami.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli i ka quajtur politike dhe të pabazuara pretendimet e prokurorit për kinse krime dhe pengim të punës së gjykatës.
“Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, sipas Veselit.
Publikimi i aktit akuzues të 24 prillit, është bërë pak ditë para takimit të liderëve kosovarë dhe atyre serbë në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me arritjen e disa dakordimeve në fushën e ekonomisë.
Pala kosovare anuloi udhëtimin për në Uashington. I pari, që anuloi takimin ishte presidenti, Hashim Thaçi, dhe pas disa takimeve në Bruksel, takimin e anuloi edhe kryeminstri, Avdullah Hoti./arbresh.info/
Avokatja e Hagës: Thaçit dhe Veselit iu bë gjyqi i opinionit publik, njoftimi i paprecedent
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre