Lagjet Kodra e Trimave, Kolovica, Arbëria , Medrese dhe zona të tjera të Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm të dielën e 23 tetorit.
Kjo pasi Kompania Rajonale e Ujësjellësit do të ndërhyjë në evitimin e një dëmtimi në gypin magjistral Albanik – Prishtinë.
Sipas njoftimit të ujësjellësit, punimet do të nisin në orën 9 të mëngjesit e pritet të zgjasin deri në orën 16.
“Mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në fshatrat me shtrirje përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë dhe një pjese të Prishtinës, por do bëjmë çmos që mos të ndjehet mungesa e ujit”, thuhet në komunikatën për media./arbresh.info/
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve