Të njohur për bujarinë, mikpritjen dhe patriotizmin, të tillë shquhen banorët e Malishevës.
Si një fshat i vogël që daton qysh në kohërat e hershme.
Lidhur me të veçantat e këtij qyteti ka folur shefi për Informim në Komunën e Malishevës, Izet Shala.
Ai gjatë një interviste për Arbresh.info ka treguar më shumë për historinë e Malishevës.
“Malisheva është një qytet i cili daton qysh në kohërat e hershme, si fshat i vogël mirëpo krahas kohësh dhe zhvillimeve mbase ishte edhe si fshat i qendrës së republikës së Kosovës, ku i lidh shumë kryqëzime edhe rrugë, në anën kulturore edhe në anën tregtare. Malisheva ishte një vend tërheqës për të gjithë të tjerët, tashmë ka bërë një zhvillim jashtëzakonisht të hovshëm edhe ekonomik edhe kulturor edhe arsimor. Qyteti i Malishevës njihet edhe si një krahinë e Llapushës, e cila ka një shtrirje jashtëzakonisht të gjerë që nga Duhla, në Llapushnik deri në Ujmir lidhur me pjesët e Rahovecit”, ka treguar Shala.
Ai ka theksuar se ky qytet përbëhet prej 44 fshatrave dhe ka afro 70 mijë banorë.
“Malisheva dikur ishte një fshat rural ndërsa pas bërjes së komunës, natyrisht që më herët kishte qenë në shtirjen e komunës, Suharekë, Rahovec dhe Gllogoc ndërsa tani komunën e vetë dhe përbërje prej 44 fshatrave tash aktualisht rreth 70 mijë banorë”, ka thënë ai.
Ndërsa sipas tij ajo që e bënë më të dallueshme Malishevën është bujaria, mikpritja dhe puntorësia. Ai ka përmendur folklorin, dhe të ndjerën Nexhmije Pagarusha, ndërsa prej vendeve që vizitohen shpesh ai ka thënë se janë, Pishina e Banjës dhe Ujëvara e Mirushës.
Për pishinën e Banjës ai ka thënë se ka mbi 20 mijë turist.
“Ajo që e bën Malishevën të dallueshme dhe të pranueshme për qytetarët anë e kënd shqiptar është mikpritja, bujaria, puntorësia, specifikat më të veçanta janë folklori sepse Malisheva njihet për njerëz që e kultivojnë folklorin, Nexhmije Pagarusha.
Malisheva dhe njerëzit e Malishevës njihen për patriotizmin e vet, të cilët në çdo brez kanë dhënë dhe kanë kontribuar në çlirimin e vendit dhe në mbrojtjen e atyre vlerave, ndërsa sa i përket asaj që duhet të tjerët ta vizitojnë dhe të vijnë këtu në Malishevë, ajo që është më e veçantë është Pishina e Banjës, e cila është e njohur në tërë hapësirat shqiptare dhe më gjerë, ajo që e dallon atë pishinë është uji termal prej 22 gradë celsius mesatare dimrit edhe verës. Atë brenda një viti afërsisht e vizitojnë mbi 20 mijë turistë të brendshëm dhe të jashtëm
Diçka që Malisheva dallohet në aspektin e trashëgimisë kulturorë është edhe Ujëvara e Mirushës, ku janë mjaft atraktive për turistët”, ka theksuar Shala.
Komuna e Malishevës ndodhet në pjesën qendrore të Kosovës. Territori i komunës kufizohet me Drenasin në verilindje, Lipjanin në lindje, Suharekën në juglindje, Rahovecin në jug-perëndim dhe Klinën në veriperëndim.
Malisheva është një vend fushor dhe kodrino-malor.
Ka një pozitë gjeografike të një udhëkryqi nëpër të cilën kalojnë rrugët që lidhin shumë komuna, Prizrenin, Klinën, Rahovecin, Fushë Kosovën etj.
Natyrisht se të gjitha këto të arritura në Komunën e Malishevës dhe shumë të tjera të cilat ka qenë e pa mundur të përfshihen në këtë kronikë./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...