Qendra Korrektuese e Lipjanit, e cila është e destinuar për të mitur dhe femra ka një kapacitet prej mbi 140 shtretër, aktualisht numri tyre sillet rreth 80 të mitur dhe femra, për vepra të ndryshme penale, që do të thotë se i kemi të gjitha kategoritë, që nënkupton të mitur e të paraburgosur, të dënuar dhe me masë edukative, edhe femra të mitura me masë, edhe të mitura të paraburgosura sikur edhe të dënuara dhe të paraburgosura.
“Qendra Korrektuese ka një kapacitet prej mbi 140 shtretër, aktualisht numri tyre sillet rreth 80 të mitur dhe femra ka mbi 150 pjesëtarë të stafit, ku janë stafi civil dhe stafi mbështetës, po ashtu edhe staf shëndetësor, ku prej tyre janë të përkushtuar në të gjitha fushat që trajtimi i të mbajturve të jetë dinjitoz, kanë përkujdesje sociale të vazhdueshme, janë zyrtarët social të caktuar edhe për femra edhe për te mitur, po ashtu kanë edhe përkujdesje shëndetësore 24 orëshe. Po ashtu në këtë Qendër organizohet edhe procesi arsimor, për ata të mitur ku kryejnë shkollat aty ku i kanë lënë , dhe kryejnë edhe trajnime profesionale në fushën e ndërtimtarisë, elektros e hidro-sanitare, për meshkuj, ndërsa femrat kryejnë trajnime kryesisht në parukeri dhe në rrobaqepësi”, ka thënë drejtori i qendrësKorrektuese në Lipjan, Isuf Ibërdemaj, në një intervistë për arbresh.info.
Ai gjithashtu u shpreh se këta të burgosur pajisen edhe me diploma respektive nga Shkolla e Mesme e Lipjanit dhe me certifikata të trajnimeve profesionale në të cilat nuk figuron se për shkaqe sigurie dhe për shkaqe të karrierës të të burgosurve nuk figuron që ata kanë pasur shkollë apo trajnim në burg.
Ibërdemaj u shpreh se mosha e të miturve në këtë qendër korrektuese është nga mosha 16 vjeç e deri në moshën mbi 20 vjeç.
“Mosha e të miturve varion prej 16 deri në moshën mbi 20 vjet. Ne guxojmë t’i mbajmë deri në moshën 23 vjeçare, por nëse kanë vepra më të gjata, ku për të miturit prej masës edukative disa mujore ose disa vjeçare, ku normalisht bëhet fjalë për vepra të ndryshme penale, ku varësisht prej veprave penale është edhe kohëzgjatja e dënimit”, u shpreh ai.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/340815576872105/
Ibërdemaj për arbresh.info, u shpreh se herë- herë ka trende të rritjes së numri të të të burgosurve në këtë qendër.
“Viteve të fundit ka një është një numër konstant, dhe herë pas here ky numër bie, e po ashtu na gëzon fakti se recidivizmi dhe përsëritja e veprave penale po shkon vazhdimisht në rënie, ku kjo është falë punës që e kryen stafi në qendrat korrektuese për edukim. Ky vit është viti që kemi më pak të dënuar si femra dhe meshkuj”, u shpreh ai.
Në këtë qendër me Ligjin për Ekzekutim të Sanksioneve Penale po edhe me Kodin e Drejtësisë për të mitur, këtu gëzojnë shumë benefite, varësisht nga sjellja e tyre.
“Me ligj ata pasi që e kryejnë gjysmën e dënimit ju takon definicioni i vikendit, ku mund të shkojnë në shtëpitë e tyre, ku vikendi zgjatë herën e parë 1 natë, ndërsa herën e dyte zgjat 2 apo 3 netë, ku normal kjo është e drejtë ligjore dhe si rezultat i sjelljes së mirë, por varësisht edhe nga sjellja e mirë mund të ju vazhdohet edhe për një muaj”, ka thënë Ibërdemaj.
Në Qendrën Korrektuese në Lipjan, aktualisht numri i të miturve të dënuar në gjykatat e Kosovës për vepra të ndryshme penale është tridhjetetre, nga ky numër të dënuar janë shtatë, trembëdhjetë të mitur janë në masë edukuese dhe trembëdhjetë janë të paraburgosur.
Veprat për të cilat po vuajnë dënimin këta të mitur janë te ndryshme, si : Vjedhje e rëndë, vjedhje, grabitje, vrasje -vrasje e rendë, posedim i paautorizuar i substancave narkotike, lëndim -lëndim i rendë trupor, etj./E.Ballazhi/arbresh.info/
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...
Izraeli arreston drejtorin e një spitali në veri të Gazës