Partitë opozitare të legjislaturës së fundit do të duhej ta nxjerrinin Partinë Demokratike të Kosovës në opozitë.
Kështu beson analisti Imer Mushkolaj në një prononcim për portalin Arbresh.info duke shtuar se qëllimi i partive opozitare do të duhej të ishte që PDK-në ta nxjerrin në opozitë.
“Qëllimi i partive opozitare do të duhej të ishte që PDK-në ta nxjerrin në opozitë. Kjo është e mundshme po qe se këto parti bëhen bashkë,” ka thënë ai.
Për Artan Muratin nga KDI është e vështirë të thuhet se partitë tjera i shohin zgjedhjet vetëm për ta dërguar PDK-në në opozitë, sepse një gjë e tillë do të dihet vetëm pas zgjedhjeve dhe rezultateve preliminare.
“Konsideroj se partitë opozitare do të jenë të hapura për të biseduar për koalicione aktuale, sidomos AAK dhe NISMA. Këto parti deri më tani nuk kanë shfaqur ndonjë qëndrim me ndonjë “vijë te kuqe” për ndonjë koalicion eventual me tri partitë më të mëdha në vend”, ka theksuar ai.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas konsultimit me partitë politike vendosi 11 qershorin si datë të zgjedhjeve të parakohshme.
Ai shpërndau Kuvendin pasi deputetët mbështetën mocionin e opozitës për rrëzimin e Qeverisë./V.B/Arbresh.info
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj