Google ADS

Të arrestuarit për vrasjen e zyrtarëve të UNMIK-ut dalin para gjykatës

10:55 | 6 Korrik 2017
L G

Dy të arrestuarit e djeshëm për vrasjen e dy zyrtarëve të UNMIK-ut dhe për tentim-vrasjen e dy pjesëtarëve tjerë të këtij misioni, Bajram Kiqmari dhe Alban Dizdari kanë dal para gjyqtarit paraprak të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ndaj dy arrestuarve Gjykata Themelore e Prishtinës pritet të caktoj masën e sigurisë.

Lajmin për “arbresh.info” e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Sipas saj, seanca ka nisur në ora 10:00 dhe po vazhdon ende.

Gashi tha se seanca është e mbyllur për publikun.

Gjatë ditës së djeshme, me asistencë të njësive elitare të Policisë së Kosovës, pjesëtarët e EULEX’it me urdhër të Prokurorisë Speciale kanë bastisur disa lokacione të ndryshme, për rastin në fjalë, në rajonin e Prishtinës dhe Pejës.

Bastisjet, Prokuroria Speciale, ka njoftuar se kanë rezultuar me arrestimin e katër personave.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe bashkërenduar nga një prokuror ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale, derisa urdhrat për arrestimet dhe kërkimet janë dhënë nga një gjyqtar kosovar./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme