Të arrestuarit për terrorizëm pritet që sot të dalin para gjykatës.
Ata janë arrestuar dy ditë më parë nga Njësiti Kundërterrorizmit.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së.
PSRK, njofton se personat e njëjtë dyshohen edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhej në komunikatën e përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë.
Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Policia e Kosovës në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë mësohet se kanë filluar hulumtimet para një viti për këtë grup.
Konkretisht nga muaji shtator i vitit të kaluar.
“Këto hulumtime kanë kushtuar për rreth 2.5 milionë euro”, thotë për arbresh.info eksperti i sigurisë Bedri Elezi.
Të arrestuarit më 10 tetor janë Ardian Qerkinaj, Mentor Bellaqa, Ergim Syla dhe Nehrudin Skenderi.
Në kudër të këtij aksioni Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh në depot e të dyshuarave./arbresh.info/
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...