Google ADS

Të arrestuarit në Prishtinë dyshohen për shmangie të doganës, policia i liron

21:16 | 6 Shkurt 2020
Arbresh.info

arbresh.info pasditen e sotme ka raportuar për arrestimin e tre personave në Prishtinë.

E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se të arrestuarit dyshohen për shmangie të obligimeve doganore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për arbresh.info se veprimet janë ndërmarr në koordinim me prokurorin kujdestar  dhe me zyrtarin e Doganës.

“Lidhur me informacionin paraprak ju njoftoj se pas verifikimeve rasti është proceduar si “Shmangie e obligimeve doganore”. Të gjitha veprimet policore janë ndërmarr në koordinim me prokurorin kujdestar  dhe me zyrtarin e Doganës”, ka thënë ai.

Hoxha ka shtuar se të dyshuarit janë liruar ndërsa mallrat janë konfiskuar.

“Personat e dyshuar lirohen në procedurë të rregullt , ndërsa furgoni me mallra dërgohet në terminal doganor”, ka thënë më tutje Hoxha./arbresh.info/

 

Prishtinë, arrestohen edhe tre persona

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme