Katër mijë qytetarë u dënuan, u arrestuan dhe u ndaluan gjatë muajve të pandemisë për shkak të shkeljeve të masave kryesisht vendimet për kufizimin e lëvizjes të marra nga qeveria Kurti dhe Hoti.
Por pas një mendimi juridik të Gjykatës Supreme gjithë këta qytetarë nuk do të mund të ndiqen penalisht. Kjo pasi vendimet e tilla janë vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën. Madje, ekspertët ligjorë thonë se këta qytetarë mund të kërkojnë edhe dëmshpërblim.
Të gjitha ata që nuk respektuan vendimin për kufizimin e lëvizjes gjatë muajve të pandemisë nuk do të ndiqen penalisht.
Mendimi i Gjykatës Supreme nga Instituti i Kosovës për Drejtësi po vlerësohet i vonshëm.
Sipas Ehat Miftarajt, qytetarët e arrestuar për shkeljen e masave mund të kërkojnë dëmshpërblim nga shteti.
Kryetari i Gjykatës Supreme Enver Peci, e mohon se vendimi ka qenë i vonshëm. Sipas tij, posa kanë marrë shkresat nga gjykatat ata kanë vepruar.
Fillimisht një vendim për kufizim të lëvizjes ishte marrë nga qeveria Kurti më 23 mars, ku qytetarëve u ndalohej lëvizja nga ora 10:00 deri në 16:00 dhe nga ora 20:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
Një vendim të tillë mori edhe qeveria Hoti në muajin korrik kur në disa komuna kufizoi lëvizjen e qytetarëve nga ora 21:00 deri në 05:00 të mëngjesit./RTK
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin