Ambasadori i ri gjerman në Kosovë, Christian Heldt, gjatë intervistës ekskluzive për gazetën “Zëri” ka thënë se të ftuarit nga Gjykata Speciale duhet të paraqiten vullnetarisht, ose ftesa e Gjykatës duhet zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë.
“Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka thënë mes të tjerash ambasadori Heldt.
“Dhomat e Specializuara janë një institucion juridik brenda së drejtës kosovare. Pra, ne llogarisim që të ftuarit nga Gjykata ose duhet paraqitur vullnetarisht, ose ftesat e Gjykatës duhen zbatuar nga institucionet kosovare të sigurisë. Ky do të jetë një shembull tjetër për ta parë se si veprojnë në ndërkohë institucionet e drejtësisë dhe autoritetet përgjegjëse për sundimin e ligjit në Kosovë”, ka deklaruar ai.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...