Google ADS

Të akuzuarit e Speciales mund të mos shkojnë në Hagë gjatë gjykimit

13:50 | 8 Korrik 2017
arbresh.info

Të akuzuarit e Gjykatës Speciales mund të gjykohen edhe përmes video-telekonferencës.

Pavarësisht se a do të jenë udhëheqës shtetëror, këtë ja mundëson Ligji pёr Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përveç paraburgimit, Dhomat e specializuara mund t’i urdhërojnë edhe masat në vijim për ta siguruar praninë e të akuzuarit (përfshirë përmes video telekonferencës) gjatë procedurës, për ta parandaluar përsëritjen e kryerjes së veprës apo për të siguruar zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale:

  1. fletëthirrjet,
  2. urdhër-arresti,
  3. dorëzani me lirim në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës,
  4. paraburgim shtëpiak në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës,
  5. premtim që të mos largohet nga vendbanimi aktual në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës,
  6. ndalimi nga afrimi i vendeve apo personave të caktuar,
  7. paraqitja në stacionin e policisë apo në ndonjë vend tjetër në Kosovë, nëse i akuzuari pajtohet që procedurën ta vijojë përmes video telekonferencës dhe devijimin.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme