Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i parë i vendit, Behgjet Pacolli, ka raportuar sot në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të Kuvendit të Kosovës.
Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka hequr dorë nga anëtarësimi në këtë institucion ndërkombëtar, por se samiti i fundit i kësaj organizate është mbajtur në rrethana të pafavorshme për vendin, bën të ditur një njoftim nga Kuvendi.
Me këtë rast ai përmendi tërheqjen e SHBA-së nga kjo organizatë, akt ky i cili, sipas tij ka tërhequr vëmendjen edhe të miqve tanë mbështetës.
Po ashtu, si shkas i mossuksesit, sipas tij ka qenë edhe mosmiratimi i dy ligjeve nga ana e Kuvendit të Kosovës – Ligji për liritë fetare dhe Ligji për trashëgiminë kulturore).
Në fund të raportimit të tij, ai dha sqarime edhe për mos aplikimin në INTERPOL. Edhe për këtë, ministri Pacolli tërhoqi vëmendjen duke thënë se mos aplikimi nuk nënkupton heqje dorë nga anëtarësimi, por, sipas tij, duhet lobim edhe më i madh dhe më i koordinuar i të gjithë mekanizmave shtetërorë.
Ai shprehu bindjen e tij se në sesionin e radhës, i cili do të mbahet në Abu Dabi, Kosova do të shënojë sukses.
Duke iu referuar shkaqeve të mos aplikimit për këtë vit, ministri Pacolli vlerësoi se Kosova ka qenë e penguar edhe teknikisht (mungesa e vizave) që të jetë e pranishme gjatë punimeve të kësaj organizate.
Anëtarët e komisionit kërkuan që të jetë e njohur strategjia qeveritare për qasje ndaj këtyre sfidave, ndërkaq, lidhur me këtë, Pacolli njoftoi se Ministria që ai udhëheqë, është duke krijuar një Task Forcë, e cila do të merret kryesisht me koordinimin e punës për anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë.
Me këtë rast, ai kërkoi që edhe Komisioni për Punë të jashtme të jetë pjesë e këtij mekanizmi, thekson njoftimi nga Kuvendi.
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...