Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët për gjetjen e një gruaje të zhdukur nga Podujeve.
Siç bën të ditur policia, Samire Feriz Bitiq ka probleme psikike është larguar nga shtëpia me 16 tetor dhe që nga ajo kohë nuk ka informatë se ku gjendet ajo.
“Meqenëse nga hetimet e zhvilluara deri më tani, nuk është arritur të sigurohet ndonjë informatë se ku gjendet ky person, pas kërkesës së policisë, prokuroria ka lëshuar ‘Urdhëresë për publikimin e fotografisë së personit të zhdukur’ me qëllim të sigurimit të informatave për të nga ana e qytetarëve, andaj kushdo që ka informacion për personin në fjalë të lajmërojë policinë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...