Kryetari i Alenacës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga deputetët Artina Qazimi dhe Elmi Aziri, u pritën sot nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Taravari falënderoi presidenten Osmani për bashkëpunimin e ndërsjellë, duke e siguruar atë se si kryetar i Aleancës për Shqiptarët do të punojë në thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
“Në takim diskutuam edhe për situatën në veriun e Kosovës të cilën e kemi ndjekur me shqetësim dhe kemi folur zëshëm për dënimin e strukturave destabilizuese atje. Përgëzova autoritetet e Kosovës për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se BE do të jetë në nivel të sfidës së jashtëzakonshme që i kanoset paqes, sigurisë dhe vlerave tona të përbashkëta, duke u përkushtuar për bashkimin përfundimtar të kontinentit tonë”, theksoi Taravari.
Ai përgëzoi po ashtu Presidenten Osmani për drejtimin e përgjithshëm të Kosovës dhe fokusin e institucioneve në luftimin e krimit dhe korrupsionit, gjë që është edhe prioriteti kryesor i Aleancës për Shqiptarët.
“Bashkëpunimi me institucionet e Kosovës për të mësuar nga përvoja e deritanishme në hartimin e kornizës ligjore për luftimin e korrupsionit, do të ishte i dobishëm për vendin tonë”, nënvizoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. /arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...