Sot është zhvilluar tryeza e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë, në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, me temën “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.
Zëvendësshefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tankut Soykan vlerësoi përkushtimin e institucioneve kosovare në projektet që synojnë adresimin e dhunës në familje dhe mbështetjen e viktimave.
“Kam kënaqësinë që KiE ka qenë në gjendje të mbështesë këto nisma për të ofruar reagim. Jemi të kënaqur ku ministria e Drejtësisë ka ofruar mbështetje të fortë në këtë projekt. Kjo nuk është punë e lehtë por përkushtimi juaj e ka bërë” , tha ai.
Ai sqaroi se ky program nuk duhet të shihet si një mënyrë për të lehtësuar dënimet e të burgosurve, por si një mjet për t’i mbajtur ata përgjegjës për veprat e kryera dhe për të ndryshuar sjelljet abuzive.
“Programi nuk duhet të shihet si tregues se të burgosurit do të marrin një burgim të reduktuar. Kryerësi i mban përgjegjësit për krimet që kanë kryer të mbajë përgjegjës, programi mbështetet tek viktimat. Dua ta falënderojë bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrin e Drejtësisë për ta luftuar dhunën ndaj grave dhe dhunën në familje. Për fat të keq shohim se kryerësit hynë e dalin nga burgu dhe programi është i vetëdijshëm që ta ndryshojë këtë sjellje”, tha ai.
Qëllimi i kësaj tryeze, sipas Soykan, është të shërbejë si një platformë për dialog, të theksojë rëndësinë e programit dhe të inkurajojë pjesëmarrjen e të gjitha palëve për të krijuar një qasje gjithëpërfshirëse ndaj dhunës në familje./Arbresh.info
Konteinerët me mbetje, Hoxha: Po krijohen kushte sigurie për...
Dogana e Kosovës priti sot në vizitë drejtorin e përgjithshë...
Gjimshiti në formacionin e javës të Ligës së Kampionëve
Britania “godet” Rusinë me një paketë të re sanksionesh
ORCA kundër afateve shtesë për provime në UP
2024-a pritet të thyejë rekordet si viti më i nxehtë në hist...