“Tanjug”: Serbëve në Kosovë u dalin në llogari pagat, por mungojnë dinarët

14:07 | 6 Mars 2024
A Z

“Tanjug” ka njoftuar se serbëve në Kosovë u kanë dalë në llogari të tyre pagat nga Serbia, por s’po ka dinarë që t’i tërheqin mjetet.

Ata po e akuzojnë rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për transaksione me kesh.

“Tanjug” ka thënë se rreth 200 punonjës, mesin e tyre edhe ata të “Vodovod i Standard”, janë mbledhur në kursimore të postës për të tërhequr pagat, por se u është thënë se nuk ka dinarë.

Një nga ato që gjendej për të marrë pagën ishte Slagjana Milenkoviq.

“Na e vështirëson jetën, nuk mund të tërheqim rrogën. Jo të gjithë mund të shkojnë në Serbinë qendrore për të marrë pagën. Ka të moshuar dhe të sëmurë. Një herë këtu në sportele kam arritur të tërheq 10 mijë dinarë, por edhe kjo është e kufizuar”, ka thënë Milenkoviq.

Aleatët ndërkombëtarë i kanë bërë thirrje autoriteteve të Kosovës që ta shtyjnë zbatimin e rregullores.

Madje në Bruksel pati një takim javën e kaluar mes një delegacioni të BQK-së në lidhje me çështjen e dinarit.

Po ashtu emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të martën ishte në Prishtinë për t’u takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme