Kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe nënkryetari Faruk Mujka, kanë pritur në një takim në ndërtesën e Komunës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Shkëlqesinë e Tij, Zahir Tanin, Zv.
Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, Christopher Coleman dhe Shefin e Zyrës Rajonale të UNMIK-ut në Mitrovicë, Danilo Rosales Diaz me bashkëpunëtorë. Kryetari Bahtiri dhe Shefi i UNMIK-ut Tanin, kanë biseduar për gjendjen aktuale në Mitrovicë dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm midis komunës dhe UNMIK-ut.
Përfaqësuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Tanin, pasi shprehu kënaqësinë që gjendet në Mitrovicë dhe në takim me të, i tha kryetarit Bahtiri se qëllimi i vizitës së tij është të njoftohet me gjendjen aktuale dhe për të parë mundësitë e thellimit të bashkëpunimit me kryetarët e komunave në veri, me qëllim që të ruhet paqja, stabiliteti dhe qetësia në këtë pjesë të Kosovës.
Tanin vlerësoi pozitivisht angazhimin e të gjithë faktorëve për tejkalimin pa probleme të situatave të krijuara muaj më parë, siç ishin problemi I trenit dhe ai i murit, gjë e cila është bërë falë njerëzve të përgjegjshëm.
“Fokusi im ka qenë dhe është vazhdimisht përmirësimi i raporteve ndëretnike dhe bashkëpunimi ndërmjet komuniteteve, sepse kjo ka rëndësi të madhe për ruajtjen paqes dhe të stabilitetit këtu. UNMIK-u nuk është më ai i para vitit 2008. Jemi këtu për të kontribuar me angazhimin dhe përpjekjet tona për t’ju ndihmuar në këtë drejtim, sepse ky është roli ynë”, tha Tanin.
Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri, pasi falënderoi shefin e UNMIK-ut, Tanin për vizitën, tha se bashkëpunimi korrekt dhe mbështetja që misioni i tij po i jep komunës në zhvillimin e proceseve demokratike, në përmirësimin e raporteve ndëretnike dhe intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave të Mitrovicës me qëllim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit, ka bërë që sot këtu të kemi një situatë të konsoliduar politike e të sigurisë.
“Kur kam ardhur në krye të komunës, këtu ka pasur probleme të mëdha e të shumta. Me angazhim e përkushtim të madh të të gjitha institucioneve të pushtetit lokal, dhe falë bashkëpunimit dhe mirëkuptimit të qytetarëve, bëmë punë të mira. Sidomos në uljen e tensioneve dhe stabilizimit të gjendjes, gjë që e tregon edhe rënia drastike e incidenteve ndëretnike e të tjera, krimit dhe kontrabandës, duke e shndërruar Mitrovicën në njërin nga qytetet më të sigurta në vend”, tha ai.
Kryetari Bahtiri tha në vazhdim se Mitrovica tanimë i ka tejkaluar sfidat më të mëdha të paqes, stabilitetit dhe sigurisë, prandaj i tërë fokusi I institucioneve lokale është drejtuar në zhvillimin ekonomik, ku edhe janë shënuar rezultate të kënaqshme.
“Meqë duhet të mendojmë për ardhmërinë e gjeneratave të reja dhe me qëllim të zhvillimit ekonomik të Mitrovicës në përgjithësi, do të ishte mirë që të gjithë të angazhohemi për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja komunave të Mitrovicës, përkatësisht nënshkrimin e një memorandumi ndërmjet dy kryetarëve, për një zhvillim më të shpejtë e më të hovshëm ekonomik dhe realizmin e projekteve të rëndësishme me interes për qytetarët, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, me mbështetje të fuqishme të institucioneve vendore e ndërkombëtare”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.
Përfaqësuesi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, pasi u njoftua më gjerësisht për gjendjen e përgjithshme në Mitrovicë, tha se vlerëson punën e mirë që kryetari Bahtiri ka bërë për qytetarët dhe në ruajtjen e paqes e të stabilitetit në Mitrovicë, prandaj
edhe për këtë arsye kjo është pasqyruar në në prej raporteve të PSSP-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
“UNMIK-u mbështet një Kosovë stabile e demokratike. Ju jeni ata që do ta drejtoni dhe zhvilloni Kosovën, kurse ne do t’ju mbështesim në këtë drejtim. Jemi të gatshëm që edhe juve t’ju mbështesim institucionalisht”, tha ndër të tjera Zahir Tanin.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...