Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në fundjavë do të vaksinojnë qytetarët edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas njoftimit, atje mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e interesuar duke filluar nga ora 08:00-16:00.
“Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar. Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.
Në njoftim është bëtë e ditur se sot vaksinim ka pasur edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.
Njoftimi i plotë:
Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar.
Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00.
Gjatë ditës së sotme ndërkaq, krahas qendrave statike të vaksinimit, përmes ekipeve mobile mundësi vaksinimi është ofruar edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.
Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë. /arbresh.info/
Trump do t’i ndëshkojë ‘rëndë’ policët që refuzojnë t’i dëbo...
Konflikti Izrael-Hezbollah/ Kryeministri i Libanit shpreson ...
Mbërrin droni i parë në shtëpi, ja për cilin banor është
Viktima e tretë e atentatit në Shkodër kishte raportuar në p...
Kurti: Është koha që Kosova ta marrë statusin e kandidatit t...
Atentat në Shqipëri, ndërron jetë në spital djali i ish-kand...