Google ADS

Tanaskoviç: Kosova ende nuk ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO

09:03 | 4 Tetor 2017
Arbresh.info

Kosova nuk është në agjendën e takimit të sotëm të Këshillit Ekzekutiv të UNESCO-s, i cili do të përcaktojë rendin e ditës për Konferencën e Përgjithshme që do të mbahet në nëntor.

Kështu ka thënë ambasadori i Serbisë në Kombet e Bashkuara Darko Tanaskoviç, shkruajnë mediat serbe, transmeton Indeksonline.

“Nëse Prishtina përfundimisht do të dëshironte të bëhej anëtare e UNESCO-s, autoritetet e saj do të duhej së pari të paraqisnin një kërkesë dhe nëse do të merreshin parasysh, ajo duhet të vendoset në rendin e ditës”, ka thënë ai.

Ambasadori Tanaskoviç ka thënë se delegacioni serb po e mban nën kontroll situatën dhe nuk do të ndalet deri në momentin e fundit për të penguar Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme