Tallava me zë të lartë në Spitalin e Gjilanit

20:09 | 23 Janar 2020
Arbresh.info

Ekrani që supozohet të shërbejë për qëllime informuese të qytetarëve në Emergjencën e Përgjithshme të Spitalit të Gjilanit, po përdoret për të dëgjuar muzikë.

Në një video që ka siguruar Gazeta Express, në ekranin që supozohet t’iu shërbejë qytetarëve, shfaqen pamje të një kënge e lidhur në televizor nga kanali YouTube.

Në ekran shihet butoni “autoplay” tashmë i aktivizuar, që nënkupton videot tjera me muzikë do të lëshohen porsa aktualja të përfundojë.

Nuk dihet nëse muzika është lëshuar nga stafi mjekësor ose nga pacientët.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme