Të pikturosh mbi monedha, është një art i veçantë, dhe jo çdokush mund ta bëjë këtë.
Për ta bërë një gjë të tillë, duhet të kesh në pasion dhe një përkushtim të madh, raporton Arbresh.info.
20 vjecari, Bleart Kokollari nga fshati Budakovë i Suharekës, dashurinë dhe pasionin e tij ndaj artit ka 10 vjet që e shprehë përmes pikturave.
Ai për Arbresh.info tregon se tash e 10 vjet vazhdon me këtë punë, të cilën e bën me shumë përkushtim.
Punimet e Bleartit nuk marrin edhe shumw kohë, sepse ai pasionin e tij e ka të lindur dhe të gjitha i bënë me shumë dashuri gjë që e ndihmon ta nxjerr në sipërfaqe.
“Unë kam filluar të merrem me art që nga klasa e gjashtë. Pasionin për artin ka qenë një pasion i lindur. Unë deri më tani kamë të realizuara 20 piktura. Konkretisht mua mozaikët më pëlqejnë më shumë, pastaj kam zgjedhur edhe figurën e Marilyn Monroe-s. Ky mozaik që kam krijuar më ka marr kohë 15 deri në 16 orë”, tha Kokollari.
Blearti, pas publikimit të mozaikut të Marilyn Monroe-s në rrjete sociale, thotë se ka pasur shumë interesim nga qytetarët që ta blejnë këtë pikturë, duke i ofruar deri në 800 euro.
Ai, gjithashtu thotë se nuk ka marr pjesë në asnjë ekspozitë, por që ka dëshirë që në të ardhmen ta hap një të tillë. /Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...